Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Hulumtuesit e Google kanë gjetur gjashtë lëshime kritike në iOS

Hulumtuesit e sigurisë së Google i kanë gjetur gjashtë lëshime kritike brenda shërbimit iMessage, të cilat e komprometojnë telefonin e përdoruesit pa nevojën e ndërveprimit me pajisjen, raporton GSMArena.

Për fat të mirë, pesë nga këto gjashtë lëshime janë rregulluar me azhurnimin iOS 12.4. Katër prej tyre ua mundësonin sulmuesve të dërgonin kode ekzekutuese në iMessage, dhe pasi që viktima e hap mesazhin, kodi aktivizohet, shkruan KOHA Ditore. Dy lëshimet e tjera e shfrytëzuan memorien.

Tani për tani janë rregulluar pesë lëshime, ndërsa i fundit mbetet sekret derisa Apple ta publikojë arnimin. Shfrytëzuesve u rekomandohet azhurnimi në iOS 12.4 nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Kur shiten në treg, lëshimet e këtilla mund t’u sjellin gjahtarëve në bugë madje mbi 1 milion dollarë, sipas një çmimoreje të publikuar nga Zerodium.