Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

“YouTube” fshin 50 kanale për fëmijë me përmbajtje të papërshtatshme

“YouTube” ka shtuar përpjekjet për të eliminuar videot për fëmijë që kishin përmbajtje e dhunshme dhe seksuale pas kritikave të shumta që erdhën në drejtim të kompanisë.

Kështu u eliminuan të paktën 50 kanale përdoruesish javën e kaluar dhe u bllokuan reklamat për 3.5 milionë video.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“YouTube” është një prej operacioneve me rritjen më të shpejtë të “Google”. Megjithatë prindërit, regullatorët, reklamuesit dhe agjencitë ligj zbatuese kanë shtuar shqetësime për natyrën e hapur të shërbimit.

Ata kanë kërkuar nga Google të bëjë më shumë për të bllokuar dhe ndaluar videot e papërshtatshme për fëmijët.

Raportet e para erdhën para dy javësh të cilat tregonin këtë anë të errët të Youtube.

Karaktere si Spiderman dhe Elsa nga filmi Frozen janë parë miliona herë ku shfaqen duke gjuajtur me armë.

Por ka video të cilat nuk janë raportuar dhe vijojnë të mbajnë reklama. Të tilla përmbajtje bllokohen automatikisht në aplikacionin YouTube Kids.

Ata nuk mund të shihen edhe sikur fëmijët të hyjnë përmes uebsajtit vetëm nëse janë kyçur me një llogari të rriturish.