Pas akuzave se të miturit përcjellin një sasi të madhe të përmbajtjes së papërshtatshme dhe shqetësuese, shërbimi YouTube njoftoi se në të ardhmen do të bëjë përpjekje të mëtejshme për të parandaluar përmbajtjen e tillë për shkak të fëmijëve.
Përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje për të parë përmbajtje të papërshtatshme, nëse ata nuk janë të kyçur me llogari në shërbim dhe nëse nuk kanë më shumë se 17 vjet, njoftoi kompania.
Problem më i madh janë videot me karaktere nga filmat e animuar, të mbushur me dhunë dhe përmbajtje të tjera eksplicite, transmeton ksp. Autorët e këtyre filmave keqtrajtojnë qëllimisht karakteret e njohura, për të tërhequr fëmijën për të parë skena shqetësuese.
Video-pamjet e këtij lloji tashmë janë bllokuar automatikisht në YouTube Kids, të destinuara për të shfaqur video me përmbajtje për përdoruesit nën moshën 13-vjeç, si edhe në reklama që shfaqen në këtë faqe.
-
YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët
-
Australia detyron YouTuben t'i mbyllë llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç
-
Google dhe YouTube forcojnë sigurinë e fëmijëve në internet
-
YouTube fshinë dhjetëra miliona komente në videoklipet ku përfshihen fëmijët
-
YouTube ndalon komentet në videot e fëmijëve