Yllka Guta, nxënëse e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ka qenë përfituese e një prej trajnimeve të programit “Brick”.
Ajo tashmë ka një rreth më të gjerë shoqërorë dhe ka fituar njohuri në fusha të ndryshme rreth përdorimit të internetit, ‘cyber’ dhunën, privatësinë në rrjetet sociale, etj.
Në këtë aktivitet morën pjesë afërsisht 30 nxënës të cilët gjithashtu mësuan se si ta shfrytëzojnë internetin për mësime.
Nxënësit vlerësojnë se trajnimi i programit “Brick” ka qenë shumë efektiv dhe tanimë ndihen me të sigurt në përdorimin e internetit dhe njohuritë e fituara do t’i transmetojnë të fëmijët tjerë, familjarët dhe shoqëria.
Përmes trajnimeve, nxënësja Guta ka mësuar se si të mbrohet nga përmbajtja e medieve dhe kjo ka ndikuar në personalitetin e saj në dëshirën e saj që një ditë të bëhet police por edhe në ëndrrat që ka për të ardhmen.
Programi “Brick” synon zhvillimin e të rinjve.
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Alarm për trendet e drogës, ulet mosha e përdoruesve e rritet numri i atyre që marrin kokainë
-
Testi i Arritshmërisë sërish nëpër rrjete sociale
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve