Kompania kineze e teknologjisë, Xiaomi, ka demonstruar teknologjinë e saj për mbushjen e shpejtë të baterive të telefonave duke thënë se është më e shpejta në botë për sistemet me apo pa kabllo. Duke përdorur një telefon Mi 11 Pro dhe një bateri 4000mAh, Xiaomi ka thënë se ajo mund të mbushet për vetëm tetë minuta me sistemin “HyperCharge”, ose për 15 minuta në mbushësin pa kabllo.
Kjo s’është hera e parë që kompanitë kineze demonstrojnë shpejtësi të lartë në mbushjen e baterive. Vetëm dy vjet më parë, Xiaomi njoftoi se një telefon me bateri 4000mAh mund të mbushet për vetëm 17 minuta, ndërsa vitin e shkuar Mi 10 Ultra u mbush për vetëm 23 minuta edhe pse kishte bateri 4500mAh.
Oppo është një tjetër lider në këtë fushë. Ajo vitin e shkuar demonstroi mbushjen e një baterie prej 4000mAh për vetëm 20 minuta.
Charge up to 100% in just 8 minutes using wired charging and 15 minutes wirelessly! #XiaomiHyperCharge
— Xiaomi (@Xiaomi) May 31, 2021
Too good to be true? Check out the timer yourself! #InnovationForEveryone pic.twitter.com/muBTPkRchl