Së fundmi, Microsofti ka publikuar raportin e të ardhurave për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2018 dhe përveç vazhdimit të rritjes nga kategoria si një e tërë - Windows 10 dhe More Personal Computing, Windows 10 ende nuk është e instaluar në 700 milionë pajisje aktive, shkrua Neowin.
Në muajin mars të këtij viti, ish-kreu i Windowsit Terry Myerson, në letrën e tij lamtumirëse pati raportuar se Windows 10 është i instaluar në afër 700 milionë pajisje, transmeton Koha.net. Në qershor, kompania ka njoftuar se Windows 10 është i instaluar në mbi 700 milionë pajisje dhe më vonë ka thënë se kjo ishte një dezinformatë.
Por më e çuditshme është se çfarë në fakt ka dashur të thotë Microsofti me fjalën “afër”. Pas të gjithave, Windows 10 ishte i instaluar në afër 700 milionë pajisje për gati katër muaj, kështu që rritja e këtij sistemi operativ ka stagnuar tërësisht, ose Microsofti ka qenë shumë i shthurur me fjalën “afër”.
Kur Windows 10 është prezantuar për herë të parë, Microsofti pati thënë se planifikon që ky sistem operativ të jetë i instaluar në mbi një miliard pajisje brenda dy deri tre vjetëve, shkruan Neowin, përcjell Koha.net. Kompania ka tërhequr atë premtim një vit më vonë, duke thënë se nuk mund ta arrijë atë qëllim, por tre vite do të bëhen brenda 10 ditësh. Do të shihet kur Windows 10 do të mbushë 3 vjet nëse është i instaluar në 700 milionë pajisje aktive apo jo.