Sipas kreut të Windowsit, Terry Myerson, gati 700 milionë përdorues janë duke punuar me sistemin operativ Windows 10 në kompjuterët apo laptopët e tyre.
Përveç kësaj, përdorimi komercial i sistemit të ri operativ është avancuar 84 për qind vit pas viti, tha Myerson në letrën e tij lamtumirëse të publikuar në LinkedIn, transmeton Koha.net. Programi Windows Insider tani ka jo më pak se 15 milionë anëtarë.
Sipas disa informacioneve tjera, ndërsa Windows 10 është duke u avancuar vazhdimisht, ky version ende e ka të vështirë ta arrijë Windows 7 në mbarë botën.
Gjithashtu, Microsoft është duke punuar në përmirësimin e eksperiencës me Windows 10 dhe lansimin e veçorive të reja të cilat janë pak a shumë të bazuara në kritikat edhe sugjerimet e përdoruesve.
Microsoft më herët pati njoftuar se çdo vit do të sjellë dy përditësime të mëdha për Windows 10. Përditësimi i tillë i ardhshëm pritet të arrijë në fillim të prillit dhe do të quhet Redstone 4.
Windows 10 Redstone 5 tani për tani është duke u zhvilluar dhe planifikohet që të lansohet gjatë vjeshtës.
-
Microsoft 365 jashtë funksionit për mijëra përdorues
-
Kriptovalutat i sollën Trumpit më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Messi, zyrtarisht miliarder