Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsAppi me platformë për mbrojtjen e bisedave intime

WhatsAppi njoftoi se ka shtuar edhe një veçori që do t'i mbrojë bisedat intime të përdoruesve, nëpërmjet një dosjeje të quajtur Chat Lock, shkroi Independent.

Këtë e bëri të ditur CEO i Meta në Facebook, Mark Zuckerberg, duke shtuar se përdoruesit që duan t'i mbrojnë bisedat e tyre edhe nëpërmjet një mënyre, do ta bëjnë këtë me këtë veçori, ku bisedat e selektuara do të ruhen me fjalëkalim ose me gjurmë gishti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo sipas Zuckerbergut, do t'i mbajë bisedat me një shtresë më tepër të sigurisë, derisa shtoi se kjo tashmë ka nisur të lëshohet për përdorim.

Ne besojmë se kjo veçori do të jetë e mrekullueshme për njerëzit që ndajnë telefonat e tyre herë pas here me një pjesëtar të familjes.