Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona në të gjithë botën në vitin 2020

WhatsApp do të ndalojë së punuari në miliona telefona brenda dy muajve të ardhshëm, pasi kompania do të tërheqë shërbimin e tyre për disa platforma të vjetra celularësh.

Nga 1 shkurt 2020, çdo iPhone që funksionon me sistemin iOS 8 ose më i vjetër nuk do të mbështetet më, së bashku me çdo pajisje Android që ekzekuton versionin 2.3.7 ose më të vjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përdoruesit e këtyre sistemeve operativë tashmë nuk janë në gjendje të krijojnë llogari të reja WhatsApp ose të verifikojnë përsëri llogaritë ekzistuese.

Për më tepër, WhatsApp po tërheq mbështetjen për të gjithë telefonat e Windows nga 31 Dhjetori 2019.