Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Vrasësi gjerman e fiton të drejtën "të harrohet"

Gjermanit, i cili u dënua për vrasje në vitin 1982, i është dhënë e drejta që emri i tij të largohet nga rezultatet e kërkimit në internet, shkruan BBC.

Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe në Gjermani vendosi në favor të mashkullit, vrasësit të dënuar i cili i vrau dy persona në një jaht në vitin 1982. Ai doli nga burgu në vitin 2002 dhe pretendon se dëshiron ta shmangë lidhjen e mbiemrit familjar me krimin e tij. Ky vendim i detyroi mediat ta ndalojnë qasjen në arkivat e veta.

Gjermani ishte në anijen Apollonia në detin e Karaibeve kur gjatë një grindje i vrau dy persona dhe e plagosi rëndë një tjetër, përcjell KOHA Ditore. Për rastin e tij u shkrua një libër si dhe u xhirua një dokumentar.

Në vitin 1999, revista Der Spiegel në sajtin e vet i publikoi tre raporte nga vitet 1982 dhe 1983 të cilat e përmbajnë emrin e plotë të vrasësit. Artikujt ende mund të gjenden me një kërkim të thjesht në Google.

Mashkulli i vuri re artikujt në vitin 2009 dhe kërkoi largimin e tyre. Ai pretendoi se kjo i shkelte të drejtat e tij dhe "aftësinë për ta zhvilluar personalitetin e tij". Rasti fillimisht u hodh poshtë në vitin 2012 në gjykatën federale, e cila vlerësoi se e drejta e tij për privatësi nuk ishte më e rëndësishme se interesi publik dhe liria e mediave. Sidoqoftë, gjykata kushtetuese e rrëzoi atë vendim dhe tani po u kthehet gjykatave federale.

Edhe Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve Botë 10 muaj më parë Gjermania liron të dyshuarin për zhdukjen e një fëmije para 18 vjetëve

Mediat mund t’i mbajnë artikuj arkivorë në internet, por mund të detyrohen t'i largojnë ato.

"E drejta për t’u harruar" është kontroverse dhe shkakton polemika midis Bashkimit Evropian dhe Google.