Një shtetas amerikan është dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një turiste amerikane në Gjermani dhe për tentim vrasjen e shoqes së saj, raporton “BBC”.
Gjykata në Gjermani e ka dënuar Troy Philipp B (31) për sulmin ndaj dy turisteve në afërsi të Kështjellës Neuschwanstein.
Muajin e kaluar, ai pranoi se kishte sulmuar një nga gratë para se të shtynte atë dhe shoqen e saj poshtë në gryke më 14 qershor të vitit 2023.
Ai ishte shoqëruar me dy gratë para se t’i bindte që të takoheshin në një vend publik.
Në vendimin e gjykatës në Kempten të Bavarisë, gjykatësi Christoph Schwiebacher ka thënë se vrasësi nuk do të ketë të drejtë për të aplikuar për lirim me kusht për 15 vjetët e ardhshme. Është e zakonshme për një person në Gjermani që dënohet me burgim të përjetshëm.
Edhe
Vdes një grua në Gjermani pasi u ther me thikë në një stacion hekurudhor
Zyrtarët gjermanë nuk kanë identifikuar viktimat, por familjraët thonë se bëhen fjalë për të diplomuarat nga Universiteti i Illinoisit, Eva Liu (21) dhe Kelsey Chang (22).
Burri nga Michigani, thuhet se kishte dërguar dy gratë në një shteg të fshehtë, duke u thënë se rruga për në urën Marienbruecke është e vështirë për t’u gjetur.
Autoritetet thonë se ai më pas e përdhunoi Liun para se të tentonte ta mbyste. Shoqja e Lius, Chang tentoi ta ndalte por ai e shtyu atë në një grykë të thellë 50 metra. Më pas vazhdoi sulmin ndaj Lius dhe e la pa ndjenja atë duke ia lidhur litarin në fyt, ndërsa e xhiroi ngjarjen.
Ai e shty Liun, që ishte pa ndjenja, në grykë dhe disa alpinistë e panë ngjarjen.
Dy gratë u dërguan në spital, por Liu vdiq nga plagët ndërsa Chang shpëtoi me lëndime të rënda.
Edhe
Dënohet me burgim të përjetshëm burri që tentoi ta vriste Trumpin
I dyshuari ishte arrestuar më vonë atë ditë, pas një kërkimi masiv.
Në fillimin e gjykimit në shkurt, burri nga Michigani tha se është thellësisht i turpëruar për ngjarjen.