Shumë browserë interneti e ofrojnë "reader mode", i cili i largon elementet e prapavijës në faqe në mënyrë që teksti konkret të jetë më i lehtë për t’u lexuar. Ky mode është veçanërisht i dobishëm në tekstet e gjata.
Google ka kohë që është duke punuar në reader mode për versionin desktop të browserit të vet Chrome, raporton UBergizmo.
Browserët konkurrent, si Firefox dhe Microsoft Edge, tashmë e kanë reader mode në desktop, prandaj është interesante të shohim se si do t’u bashkohet Google. Ky mode është aktualisht në zhvillim, kështu që vetëm përdoruesit e Chrome Canary mund ta provojnë.
Modi punon ashtu siç pritet nga reader mode. E gjithë përmbajtja e panevojshme, si animacionet, sektori me komente, reklamat, etj janë hequr, me qëllim që ta paraqesin vetëm tekstin e artikullit, titujt dhe fotot brenda tekstit. Për ta provuar këtë, përdoruesit e Chrome Canary së pari duhet ta vizitojnë seksionin chrome://flags/#enable-reader-mode dhe pastaj ta aktivizojnë opsionin Reader Mode, shkruan KOHA Ditore.
Pasi të aktivizohet funksioni, browseri e kërkon ristartimin para se të mund të përdoret. Reader Mode më pas mund të punojë në secilën faqe, por do të jetë i dobishëm vetëm në faqet me shumë tekst.
-
Inteligjenca artificiale në Google ua mundëson përdoruesve përmbledhjen e artikujve
-
Chrome 90 rrit përformancën dhe produktivitetin
-
Google teston ndarjen e ueb-faqeve përmes kodit QR
-
Google do t’i shënjojë faqet e ngadalta në Chrome
-
Google teston funksionin e Chrome që dërgon numrat e telefonit nga desktopi në telefon