Sajti Android Police e ka vërejtur një funksion interesant në versionin desktop Chrome Beta 78. Google po e teston mundësinë e dërgimit të numrit të telefonit nga desktopi në aplikacionin për thirrje në telefonin e përdoruesit, raporton Android Police.
Kur në internet hasni në një numër të linkuar të telefonit dhe klikoni në të, do të shfaqet opsioni "Call from your devices". Nëse i keni disa telefona, të cilët janë të lidhur në llogarinë tuaj të Google, të gjithë do të listohen si opsion nga i cili mund të telefononi. Pas kësaj zgjedhjeje, numri i linkuar i dërgohet pajisjes së zgjedhur përmes njoftimit, shkruan KOHA Ditore. Shtypja e numrit e vendos atë në aplikacionin për thirrje në telefonin tuaj.

Për ta përdorur këtë funksion, përdoruesit do të kenë nevojë për browserin mobil Chrome në telefon, së bashku me softuerin Android 9 ose Android 10. Muajin e kaluar, Google gjithashtu e shtoi në versionin stabil Chrome 76 mundësinë e dërgimit të tabeve individuale nga pajisja që e përdorë Chrome në telefon.
Dërgimi i numrave të telefonit nga desktop Chrome në telefon është edhe një nga gjërat e vogla me të cilat Google dëshiron ta përmirësojë përvojën e përdoruesit.
-
Google mund ta shtojë incizimin e thirrjeve në aplikacionin e vet Android Phone
-
Google teston ndarjen e ueb-faqeve përmes kodit QR
-
Chrome 77 mundëson ndarjen e uebfaqeve përmes pajisjeve të ndryshme
-
Versioni desktop i Google Chrome bëhet me Reader Mode
-
Google Duo tani në dispozicion për browserët desktop