Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Udhëtimi virtual

Projekti i ri robotik nga Instituti Italian i Teknologjisë ka mundësuar udhëtime virtuale të njerëzve. iCub3 është një sistem avatar që është në gjendje të transportojë njerëzit në një vend të largët në kohë reale.

iCub3 është sistem i avancuar i teleoperuar që i mundëson operatorit njerëzor ta manipulojë robotin nga distanca.

Studiuesi Stefano Dafarra nga Ekipi Artificial dhe Mekanik në Institutin Italian të Teknologjisë po i vendos elementet e kostumit që lejojnë shkëmbimin e informacioneve mes njeriut dhe robotit.

Çfarëdo lëvizjeje që bën njeriu, roboti do ta imitojë atë – në kohë reale.

Me përdorimin e teknologjive të ndryshme, studiuesit kanë monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Dorëzat me sensorë ofrojnë reagime haptike për përdoruesit. Ndërkohë që Dafarra manipulon iCub3, ai mund të ndiejë atë çka “ndien” roboti.

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Momentalisht, Icub3 po praktikon për konkursin e ardhshëm ANA Avatar XPRIZE . Qëllimi i këtij konkursi është krijimi i një avatari që është i përdorshëm nga të gjithë dhe i aftë për ta zëvendësuar trupin e njeriut në botën reale.

ICub3 është 1.25 metra i gjatë dhe peshon 53 kilogramë. Tani për tani ai është unik, mirëpo më shumë versione të tij mund të shfaqen në 5 deri në 10 vjetët e ardhshëm.