Twitterit i kanë rënë aksionet për 9 për qind, pas vendimit të shefit të Teslas, Elon Musk, për tërheqje nga blerja e rrjetit social, raporton BBC-ja të hënën.
Sipas njoftimit, rrjeti social paralajmëroi padi ndaj Musk rreth tërheqjes së tij, ndonëse blerja ishte konsideruar “punë e kryer”. Miliarderi mori vendim të tërhiqet nga blerja nën arsyetimin se drejtuesit e rrjetit social me bazë në Kaliforni të SHBA-së, nuk ia dhanë qasjen e duhur te shifrat e përdoruesve robotë.
Musk paralajmëroi se edhe në gjykatë do ta përmend faktin e moslejimit për ta zbuluar numrin e “robotëve”.
Artikuj të ngjashëm