Aksionet e Teslas kanë rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy vjetët e fundit, duke e bërë të martën ditën më të rëndë të kompanisë në muajt e fundit, që kur prodhuesi elektrik i veturave nisi të përballet me periudhë të rëndë financiare.
Kompania e Elon Muskut ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës që nga fillimi i tetorit. Investitorët janë të shqetësuar se Twitteri po ia merr kohën e Muskut, tani që është edhe pronar dhe shef ekzekutiv i rrjetit social.
Angazhimi i tij në krye të platformës është përcjellë nga kaosi mbi politikat e reja. Musk së fundmi ka thënë se do ta gjejë një shef të ri ekzekutiv, pasi përdoruesit e Twitterit votuan për largim të tij, në një sondazh. Ekspertët thonë se sjelljet e tij të pazakonta kanë ulur besimin te Tesla, aksionet e së cilës kanë rënë në vlerë prej 73 për qind që nga nëntori i vitit 2021.
Goditja e së martës, që Teslas ia humbi edhe 11.4 për qind, pasoi raportimin e “Reutersit” se kompania po planifikon të ulë prodhimin në janar në fabrikën më të madhe në Shangai.
-
Elon Musku humb statusin e trilionerit
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
-
Si e ktheu brenda ditës Elon Musku titullin e më të pasurit të botës?
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë