Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri teston bisedat e ngjashme me threadet e Reddit

Dizajni i Twitterit nuk është dizajni më intuitiv, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgjigjet në komentet në tweete. Megjithatë, në të kaluarën Twitteri ka testuar qasje të ndryshme në shfaqjen e bisedave të cilat përdoruesit i kanë në platformën e popullarizuar, raporton Ubergizmo.

Tani, sipas Jane Manchun Wong, si duket Twitteri po punon në një dizajn të ri potencial bisedash, të frymëzuar nga ajo që e ofron Redditi. Në një GIF të prezentuar shihet një bisedë e threaduar, e që mund të jetë një funksion i ri në Twitter, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu ofrohen linja bisedash që e lidhin atë së bashku, kështu që mund të shihet më qartë se kush çfarë ka thënë.

Tani për tani nuk dihet nëse dhe kur do të implementohet ky ndryshim. Mund të jetë që Twitteri vetëm po teston diçka që nuk synon ta përdorë, por për këtë do të mësojmë më shumë në të ardhmen.