Twittersi duket se po eksperimenton me një funksion të ri, i cili do t'ua mundësojë përdoruesve të vazhdojnë të shtojnë përmbajtje në tweetin e fundit që kanë postuar. Testimi është vërejtur nga një informues, i cili postoi edhe screenshote, raporton Android Police.
Funksioni që po testohet do të lehtësojë që përmbajtja e tweetit të vazhdojë direkt nga fusha për futje të përmbajtjes. Duhet të theksohet se po testohet vetëm mundësia e vazhdimit të tweetit të fundit, ndërsa nuk ka asnjë informacion nëse do të mund të intervenohet edhe në tweetet më të vjetra.
Për llogaritë tek të cilat funksioni është pamundësuar, tweeti i fundit aktual mund të azhurnohet duke e shtypur butonin "compose" dhe duke bërë swipe në "What’s Happening?", shkruan KOHA Ditore. Më pas do të shfaqet opsioni "Continue thread" nën tweetin e fundit.
Aktualisht nuk dihet se sa i përhapur është ky testim dhe nëse Twitteri po planifikon ta vërë opsionin në dispozicion të të gjithëve.