Twitter shpenzoi 32.2 milionë euro për marrëveshjen e propozuar të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, për të blerë kompaninë midis prillit dhe qershorit 2022, shkruan BBC.
Twitteri njoftoi se numri i përdoruesve mujor ishte rritur në 237 milionë – por raportoi një humbje neto prej 270 milionë dollarësh, që ishte më e keqe se sa pritej.
Musk që atëherë ka ndryshuar mendje për blerjen e platformës sociale. Në tetor, Musk dhe Twitteri do të dalin para gjykatës pasi kompania dëshiron t’ia bëjë detyrim shitjen shefit të Teslas.
Twitter nuk pranoi të diskutonte rezultatet e fundit financiare, duke përmendur "blerjen në pritje" si arsye.
Raporti mbulon periudhën nga prilli deri në qershor 2022.