Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri zyrtarisht padit Elon Muskun

Twitteri ka paditur zyrtarisht të martën shefin e Teslas, Elon Musk, për shkeljen e marrëveshjes prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën e mediave sociale.

Sipas padisë, Twitteri i kërkoi një gjykate të Delaware që të urdhëronte personin më të pasur në botë të kryente blerjen prej 54.2 dollarësh për aksion.

“Pasi organizoi një spektakël publik për të vënë në lojë Twitterin dhe pasi kishte propozuar dhe më pas edhe nënshkruar një marrëveshje blerjeje me shitësin, Musk me sa duket beson se ai – ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të kontratës së Delawareit – është i lirë të ndërrojë mendje, duke hedhur poshtë kompaninë, të ndërpresë operacionet e saj, të shkatërrojë vlerën e aksionerëve dhe të largohet”, thuhet në padi.

Të premten, Musk ka thënë se po hiqte dorë nga blerja e platformës së mediave sociale sepse Twitteri e shkeli marrëveshjen duke mos iu përgjigjur kërkesave për informacion në lidhje me llogaritë e rreme ose spam në platforma, gjë që është thelbësore për këtë lloj biznesi.