Rrjeti social Twitter ka hequr 32 mijë llogari false të përdorura nga Kina, Rusia dhe Turqia të cilat sipas kompanisë, shkaktonin dezinformim.
Rrjeti më i madh, në mesin e tre të çmontuarve, është ai kinez. Ai përbëhej nga 23 750 llogari, përmbajtja e të cilave shpërndahej në 150 mijë llogari të tjera.
”Këto rrjete përdoreshin për aktivitete të koordinuara dhe manipuluese, me synimin për t’u përhapur në vende të tjera”, transmeton atsh shpjegimin e Twitter-it.
Rrjeti rus ishte i përbërë nga rreth 1 000 llogari të lidhura me politikën aktuale, një sit informacioni që bënte propagandë në emër të qeverisë.
Ndër aktivitetet e rrjetit aty ishte promovimi i ”Rusisë së Bashkuar”, partia e presidentit rus Vladimir Putin dhe sulmi ndaj disidentëve politikë.
Rrjeti turk kishte 7 340 llogari./ANSA
-
Facebooku e Twitteri shkatërrojnë mbi 1 mijë llogari të rrjeteve të dezinformimit
-
Meta mbyll mijëra llogari false në Kinë
-
Meta zbulon mbi 60 llogari të rreme ruse që imitonin faqet e lajmeve të huaja
-
Twitteri pretendon se fshin mbi 1 milion llogari të dyshimta çdo ditë
-
Twitteri rrit kontrollin në përmbajtjet dezinformuese