Gjiganti i rrjeteve sociale, Twitter, ka njoftuar të enjten se fshin mbi një milion llogari të dyshimta çdo ditë.
Drejtuesit e kësaj kompanie në një konferencë të mbajtur të enjten, kanë thënë se Twitteri po përforcon përpjekjet për të luftuar robotët e automatizuar, shkruan Reuters.
Konferenca u zhvillua, pasi miliarderi Elon Musk “ka kërcënuar se do të ndërpresë marrëveshjen për blerjen e Twitterit, nëse kompania nuk tregon prova se llogaritë e dyshimta përbëjnë më pak se 5 për qind të totalit të përdoruesve në këtë shërbim të rrjeteve sociale”.
Në adresimin për media, drejtuesit e kompanisë kanë thënë se këto lloj llogarish përbëjnë më pak se 5 për qind të totalit.