Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri do t’i ndalojë llogaritë parodike që nuk specifikohen si të tilla

Elon Musk ka njoftuar se përdoruesit e Twitterit, që angazhohen në imitim pa e specifikuar qartë atë si një llogari parodike, do të pezullohen përgjithmonë.

Twitter më parë lëshonte një paralajmërim para pezullimit të llogarive, por tani sipas Muskut nuk do të ketë asnjë paralajmërim.

Një numër llogarish që ndryshuan emrin e tyre në “Elon Musk” dhe u tallën me miliarderin, tashmë janë pezulluar.

Pronari i ri miliarder i Twitterit mori kompaninë në fund të muajit të kaluar. Në fund të javës së kaluar ai pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë.

Ndër vendimet e para që ka marr Musku pasi që ka blerë Twitterin, ishte ai që të bënte me pagesë verifikimin e llogarive në këtë platformë.

Në këtë formë përdoruesit që duan të kenë një shenjë të kaltër pranë emrit të tyre për të treguar që llogaria është e verifikuar, duhet të paguajnë tetë dollarë.