Tech

Musku ka një paralajmërim për llogaritë joaktive

Shefi i Twitterit, Elon Musk, i ka paralajmëruar përdoruesit që s'i kanë përdorur llogaritë e tyre në këtë rrjet social, se do t'i arkivojë nga qasja. Këtë njoftim e bëri në Twitter të hënën, duke shtuar se gjatë disa viteve, do të bie numri i llogarive.

“Ne po i pastrojmë llogaritë që nuk kanë pasur fare aktivitet për disa vite, kështu që me siguri do të shihni rënie të numrit të ndjekësve. Llogaritë do të arkivohen”, shkroi ai.

Me ardhjen e Muskut në krye të këtij rrjeti social, janë parë disa ndryshime të mëdha, që një numër i përdoruesve s’i ka mirëpritur.

Musk ka lansuar platformën Twitter Blue me pagesë, që do t’ua mundësojë përdoruesve të kenë qasje më të plotë në disa profile.