Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, ose TSMC, brenda një afati të shkurtër është bërë kompania më e madhe dhe më e vlefshme e Azisë, me një vlerë të tregut prej mbi 8.02 bilionë dollarë të rinj të Tajvanit, ose rreth 262,75 miliardë dollarë. Si ndërmarrja më e madhe aziatike, TSMC tani e ka tejkaluar Samsungun përsa i përket kapitalizimit të tregut, për herë të parë në historinë e ekzistimit të kompanisë, raporton TechPowerUp.
Ka shumë arsye për suksesin e kompanisë tajvaneze. Së pari, TSMC u ofron klientëve të vet një zgjedhje të gjerë të nodeve/proceseve të ndryshme prodhuese, pavarësisht nëse bëhet fjalë për procesin 7nm ose atë më të vjetër 180nm. Për më tepër, TSMC vazhdimisht e riinveston një pjesë të fitimeve të saj në hulumtime dhe zhvillime të reja për të qëndruar konkurrues në treg dhe për t’ia ofruar teknologjitë më të mira partnerëve të vet.
Në fund, TSMC e ka ndërtuar një bazë lojale të klientëve duke përfshirë Apple, HiSilicon dhe NVIDIA, duke u ofruar atyre gjysmëpërçues cilësor nga portofoli i tyre.
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Prezantohen bursat inxhinierike të Tajvanit dhe përvojat e studentëve në industrinë e gjysmëpërçuesve
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë
-
Markat më të vlefshme të veturave në botë, Toyota në vend të parë