Tech

Tinderi e bën sigurinë e grave prioritet

Mbajtja e grave të sigurta tani është "në zemrën" e aplikacionit më të madh të takimeve të dashurisë në botë, Tinder.

Kompania e teknologjisë po fillon një partneritet me grupin e fushatës “No More”, me qëllim që t'i japë fund dhunës në familje, raportoi BBC të premten.

Shoqata bamirëse “Jepi fund dhunës kundër grave” tha se është vetëm një "hap i vogël" në adresimin e sasisë disproporcionale të abuzimit që përjetojnë gratë në internet.

Tinder është përballur me shqyrtimin e ndërveprimeve abuzive në shërbim, me shqetësimet që aplikacionet e takimeve po tërheqin ngacmuesit seksualë.

Shefja ekzekutive e Tinderit, Renate Nyborg, tha se një nga mënyrat që ajo po i adreson këto shqetësime është punësimi i më shumë grave në të gjithë kompaninë.

“Si çdo grua tjetër, mund të numëroj të gjitha eksperiencat që kanë pasur që ndoshta nuk kam dashur t’i kisha – që nga mënyra si më janë adresuar deri te mënyra si trajtohesh në punë, apo mënyra si gjërat mund të ndodhin kur je në një takim dashurie”, tha ajo.

“Mendoj se secila grua me të cilën flas ka eksperienca të ngjashme, dhe mendoj se ndihmon të kemi fuqi në numër”.