Rrjeti social TikTok, ka njoftuar se përdoruesit tani do ta kenë mundësinë edhe të shprehin pakënaqësinë ndaj komenteve në materialet e publikuara. Kjo do të bëhet nëpërmjet butonit “Disslike”, ka njoftuar rrjeti social në Twitter.
Në njoftim u tha se butoni do të vlejë për të gjithë përdoruesit, duke shtuar se shprehja e pakënaqësisë do të bëhet duke klikuar “gishtin” poshtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy opsion, sipas rrjetit social me bazë në Kinë, do të jetë mundësi për përdoruesit që ta shprehin mendimin për ndonjë që nuk iu pëlqen.
“Ky opsion do të përdoret për ‘feedback’ në lidhje me komentet e padëshiruara. Një koment me numër të lartë të ‘dislike’, do ta paralajmërojë TikTokun për gjuhë urrejtjeje apo talljeje”, thuhet në njoftim.
TikToku ëshë në dijeni për abuzimet që ndodhin brenda rrjetit. Ashtu si Youtube, as TikToku nuk do ta tregojë numrin e komentuesve të pakënaqur.