Platformat e rrjeteve sociale X, TikTok dhe Booking mund të përballen me rregullta të ashpra të Bashkimit Evropian, raportoi të dielën Reuters.
Sipas Komisionit Evropian, kompanitë do t’i plotësojnë kriteret e BE-së, duke iu nënshtruar rregullave të ashpra teknologjike.
Akti i Tregjeve Digjitale (DMA) u kërkon kompanive me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë mujorë dhe 75 miliardë euro në kapitalizimin e tregut, të veprojnë në atë mënyrë që aplikacionet tyre të ndërveprojnë me rivalët dhe t'i lënë përdoruesit të vendosin se cilat aplikacione do të instalojnë paraprakisht në pajisjet e tyre.
Ata nuk lejohen të favorizojnë shërbimet e tyre ndaj rivalëve ose të pengojnë përdoruesit të heqin softuerin ose aplikacionet e para-instaluara.
Alphabet, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft janë përballur me të njëjtat rregulla vitin e kaluar.
-
Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe SHBA-së për rrjetet sociale
-
Gjigantët e teknologjisë që do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë të BE-së
-
Gjigantët e teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullave të reja të përmbajtjes së BE-së
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE