Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gjigantët e teknologjisë që do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë të BE-së

Amazon, Apple dhe 17 gjigantë të tjerë të teknologjisë janë vendosur në listën e platformave “shumë të mëdha” të Bashkimit Evropian që do të thotë se përballen me kontrolle me strikte nga rregullatorët dhe potencialisht gjoba më të larta nëse i shkelin ato rregulla, shkruan TechnoNews.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, në fund të 2020-s prezantoi një legjislacion të ri për mënyrën sesi rregullatorët duhet të monitorojnë gjigantët e teknologjisë.

Nën Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA), që u implementua katër muaj më parë, rregullatorët janë në gjendje të monitorojnë përmbajtjet për të reduktuar komentet e dëmshme dhe vendosur rregulla për përdorim të inteligjencës artificiale.

Kjo është lista e plotë e kompanisë që do të monitorohen më shumë nën DSA, sipas Bashkimit Evropian:

Alibaba’s AliExpress

Edhe Gjigantët e teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullave të reja të përmbajtjes së BE-së Tech Gjigantët e teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullave të reja të përmbajtjes së BE-së

Amazon Marketplace

Apple AppStore

Booking.com

Facebook

Google Play

Google Maps

Google Shopping

Instagram

LinkedIn

Edhe TikTok, X dhe Booking.com mund të përballen me rregulla të ashpra të BE-së Tech TikTok, X dhe Booking.com mund të përballen me rregulla të ashpra të BE-së

Pinterest

Snapchat

TikTok

Twitter

Wikipedia

YouTube

Zalando

Bing

Google Search

Edhe BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës Tech BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Këto platforma kanë katër muaj afat për të siguruar se veprimtaria e tyre është në përputhje me rregullat e DSA. Në mesin e këtyre rregullave është edhe dhënia e informacionit te përdoruesit pse ju janë rekomanduar disa uebsajte apo shërbime dhe sesi t’i shmangin ato.

Dështimi për të implementuar këto masa mund të përfundojë me gjobë deri në 6 për qind të të ardhurave globale të kompanive.