AliExpress, Amazon, App Store e 16 kompani të tjera të teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullave të reja të Bashkimit Evropian sa i përket përmbajtjes në internet, raportoi të martën Reuters.
Siç ka njoftuar shefi i industrisë i BE-së, Thierry Breton, kompanitë do t’i nënshtrohen këtyre rregullave nga muaji gusht.
16 kompanitë e tjera janë Booking.com, Facebook, Google Maps, Google Play, Google Search, Google Shopping, Instagram, Linkedin, Pinterest, Snapchat, TikTok, Twitter, Wikipedia, YouTube, Bing dhe Zalando i Microsoftit.
Sipas rregullave historike të njohura si Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), kompanitë, të gjitha me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë mujorë, u kërkohet të bëjnë menaxhimin e rrezikut, të kryejnë auditim të jashtëm dhe të pavarur, të ndajnë të dhënat me autoritetet dhe studiuesit, si dhe të miratojnë një kod të sjelljes.
"Ne konsiderojmë se këto 19 platforma online dhe motorë kërkimi janë bërë sistematikisht të rëndësishme dhe kanë përgjegjësi të veçanta për ta bërë internetin më të sigurt", ka thënë Breton para gazetarëve.
-
Gjigantët e teknologjisë që do të jenë nën mbikëqyrje të rreptë të BE-së
-
TikTok, X dhe Booking.com mund të përballen me rregulla të ashpra të BE-së
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç
-
TikToku forcon masat për verifikimin e moshës në BE