Roadsteri për 2020-ën do të mbajë premierën evropiane në një panair të veturave në Bazel, Zvicër, i cili fillon nesër, më 6 shtator.
Ndryshe nga versioni i parë në ngjyrë të kuqe, i cili kishte premierën botërore në nëntor të 2017-ës, këtë herë Roadsteri i ri do të prezantohet me eksterier me ngjyrë të bardhë, transmeton ksp.
Vizitorët e këtij panairi në Bazel do të kenë mundësinë të shohin modelin e ri Tesla nga e enjtja, më 6 shtator.

Tesla Roadsteri i ri, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 1.9 sekonda, ndërsa deri në 160 km/h për 4.6 sekonda. Vetura ka autonomi të vozitjes 1.000 km dhe kapaciteti i baterisë është 200 kWh.
Gjithashtu, Tesla Roadster i ri ka katër ulëse, por hapësira është shumë e ngushtë.
Tesla Roadster i ri do të dalë në treg në vitin 2020 dhe tash për tash nuk dihet se kur do të arrijë në tregun evropian.