Të paktën 13 kompani telefonike në të gjithë botën janë komprometuar që nga viti 2019 nga hakerat e sofistikuar të cilët besohet se vijnë nga Kina, ka thënë një grup ekspertësh i sigurisë kibernetike.
Hakerat - të njohur si LightBasin - ishin në gjendje të vendosnin mjete skanimi në rrjete të komprometuara "për të marrë informacione shumë specifike", sipas CrowdStrike, një grup i cituar rregullisht nga inteligjenca perëndimore, shkruan Guardian.
Ai tha se hakerat ishin në gjendje të merrnin informacionet që mbaheshin nga kompanitë telefonike dhe të dhëna që tregonin se kush bëri dhe mori telefonata.
Studiuesit e CrowdStrike treguan se ata besonin se LightBasin ishte një grup "i sponsorizuar nga shteti kinez" që mblidhte informacion "që ka të ngjarë të jetë me interes të rëndësishëm për organizatat e inteligjencës".
-
T-Mobile cak i hakerëve kinezë
-
Alarmohet Trumpi, hakerët kinezë mund t’i kenë vjedhur të dhëna nga telefoni
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
Rrjedhja e të dhënave nga firma kineze vë në pah objektivat e hakerëve të Kinës
-
SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë