Të gjithë punëtorët e rrjetit social Twitter, në të gjithë botën, do të punojnë nga shtëpia deri në një njoftim të radhës. Sipas kompanisë, kjo bëhet me qëllim që të ndalet shpërndarja e koronavirusit.
Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë të paguajë punonjësit e kontraktuesit. Rrjeti social ka thënë se do të rimbursojë edhe shpenzimet për modifikimin e hapësirave të punëtorëve në zyra të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTwitteri ka garantuar se do të ndihmojë edhe prindërit që u duhet të paguajnë shtesë për kujdesin ditor.
Kompanitë teknologjike si Apple, Amazon, Microsoft e Google kanë përdorur veprime të ngjashme për punëtorët, por urdhri i Twitterit për të gjithë 4900 punëtorët në të gjithë botën është një nga veprimet më të fuqishme kundër shpërndarjes së koronavirusit.