Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Koronavirusi: “Twitter”-i udhëzon stafin të punojë nga shtëpia

Foto: Reuters

Gjiganti amerikan, “Twitter” ka udhëzuar të punësuarit që të punojnë prej shtëpisë, për të ndihmuar në ndaljen e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një bllogu, kjo kompani ka thënë se është obligative që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Kore të Jugut ta bëjë këtë gjë.

Zyrtarët e kësaj kompanie po ashtu kanë thënë se “inkurajojnë fuqishëm” të 5.000 të punësuarit e kësaj kompanie nëpër botë, të mos vijnë në punë.

Udhëzimi vjen vetëm një ditë pasi që firma ua ndaloi punonjësve të saj të gjitha udhëtimet joesenciale dhe pjesëmarrjen nëpër tubime, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Drejtoresha e resurseve humane në “Twitter”, Jennifer Christie, ka thënë: “Qëllimi ynë është që ta ulim probabilitetin e përhapjes së koronavirusit”.

Artikuj të ngjashëm