Twitteri u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht, vendim ky që ka hyrë në fuqi menjëherë.
Në një mesazh të parë nga BBC-ja, punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor.
Kompania nuk dhënë ndonjë arsye për lëvizjen.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largohen pasi pronari i ri, multimiliarderi Elon Musk u bëri thirrje atyre që të regjistroheshin për punë me "orë të gjata dhe me intensitet të lartë" ose të largoheshin.
"Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë”, thuhej në njoftim.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Edhe
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50 për qind të fuqisë së saj punëtore.
Njoftimi i fundit i Twitterit se ka mbyllur përkohësisht zyrat e tij erdhi mes shenjave se një numër i madh punonjësish kanë dhënë tani dorëheqjen pasi nuk i kanë pranuar kushtet e reja të Muskut.
Punonjësit kanë postuar në Twitter duke përdorur hashtagun #LoveWhereYouWorked dhe një emoji përshëndetëse për të treguar se po largoheshin nga firma.