Qindra punonjës të Twitterit vlerësohet se kanë vendosur të largohen nga kompania e rrjeteve sociale pas njoftimit të lëshuar të enjten nga pronari i ri, Elon Musk, që punëtorët të cilët nuk dalin fizikisht në punë, të largohen nga kompania, shkroi Reuters të dielën.
Largimet nxjerrin në pah hezitimin e disa prej rreth 3000 punonjësve të Twitterit, për të qëndruar në një kompani ku Musk më parë shkarkoi gjysmën e fuqisë punëtore, duke përfshirë menaxhmentin e lartë.
Musk shkroi në Twitter të enjten mbrëma se nuk është i shqetësuar për dorëheqjet pasi "njerëzit më të mirë po qëndrojnë".
Musk takoi disa punonjës kryesorë të enjten për t'i bindur ata të qëndrojnë, tha një punonjës aktual dhe një punonjës i larguar së fundmi, i cili është në kontakt me kolegët e Twitterit.
Mbi 110 punonjës të Twitterit në të paktën katër kontinente kanë njoftuar vendimin e tyre për t'u larguar me anë të postimeve publike në Twitter, megjithëse çdo dorëheqje nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.