Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Të gjitha versionet e lojës “Diablo IV” do ta kenë vetëm opsionin online

Gjatë ngjarjes së vet Blizzcon 2019, Blizzard e paralajmëroi lojën më të re në kuadër të franshizës së popullarizuar “Diablo - Diablo IV”.

Gjatë konferencës, pas shpalljes së lojës, Blizzard njoftoi gjithashtu se Diablo IV nuk do të mund të luhet offline, dhe kjo vlen për të gjitha versionet e lojës.

Në pyetjen nëse “Diablo IV” do të mund të luhet solo, në offline mode, dizajnerja kryesore Angela Del Priore vuri në dukje se loja nuk do ta mbështeste offline mode, shkruan KOHA Ditore. Nga ana tjetër, thuhet se asgjë në lojën “Diablo IV” nuk kërkon punë ekipore. Është e mundur të luani në mënyrë të pavarur, ndërsa të gjitha burgjet (dungeonët) janë privatë. Fushatat gjithashtu do të mbeten private.

Për krahasim, “Diablo III” e kishte offline mode për versionin për konsola, por versioni për PC i lojës ishte në dispozicion vetëm online. Aspekti konstant online i lojës “Diablo IV” ishte i pritshëm, pasi që kjo është një veçori e lojërave më të reja nga bashkëpunimi Activision-Blizzard.