EA ka zyrtarizuar datën e paraqitjes së Star Wars Jedi: Fallen Order së Respawn Entertainment. Loja do të arrijë për Xbox One, PlayStation 4 dhe PC më 14 nëntor, ndërsa është publikuar edhe demoja e gameplay 4K 60Hz, përcjell Overclock3D.
Gameplay konfirmon që Jedi: Fallen Order është lojë aksion në vetën e tretë, ku lojtarët kontrollojnë Jedin e ri me emrin Cal, i cili ka mbijetuar zhdukjen e Jedive nga Star Wars Episode III, shkruan KOHA Ditore.
Lojtarët kanë për detyrë që të shfrytëzojnë fuqitë e tyre si Jedi dhe të mposhtin Perandorinë, ndërsa gjatë kryerjes së detyrave do të duhet të tejkalojnë pengesat që u paraqiten rrugës. Për këtë do të kenë ndihmën e fuqive që i ka Cal – ngadalësimin e koohës, forcën e refuzimit dhe tërheqjes dhe të tjera.