Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sot, Dita Botërore e Fjalëkalimit

E enjtja e parë e muajit maj shënon Ditën Botërore të Fjalëkalimit. Kjo ditë u shënua nga profesionistë të teknologjisë së informacionit, me qëllim të inkurajimit të përdoruesve të kompjuterëve, që t’i mbajnë fjalëkalimet e tyre të përditësuara dhe të sigurta.

Mark Burnett, studiues i sigurisë kompjuterike, në librin e tij “Perfect Password”, i përkthyer si “Fjalëkalimet perfekte”, të botuar në vitin 2005, synoi që përdoruesit e kompjuterëve ta shënojnë këtë ditë, me qëllim që t’i përditësojnë fjalëkalimet e tyre. 

Kompania amerikane Intel Security, e frymëzuar nga libri i Burnettit, e shpalli të enjten e parë të majit më 2013 si Ditën e Fjalëkalimit. Kjo u shënua si festë jozyrtare.

Sipas një hulumtimi të ri të bërë nga “NordPass”, thuhet se fjalëkalimet më të popullarizuara të përdorura nga shefat ekzekutivë të kompanive janë – “123456” dhe “password”.

Po ashtu emrat dhe krijesat mitike gjithashtu përdoren shpesh, si “Michael”, “Jordan” apo “dragon”.