Tech

AI, fjala e vitit 2023

Inteligjenca artificiale (Al) ka fituar mbi njerëzimin në vitin 2023 - ose të paktën rritja e bisedave nëse do të jetë forcë për të mirën revolucionare apo shkatërrim apokaliptik - ka bërë që AI t'i jepet titulli “fjala e vitit” nga themeluesit e fjalorit anglez, “Collins”, shkruan BBC.

Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit, sipas “Collins”, pionierë në referencën e gjuhës për 200 vjet.

Drejtori menaxhues i “Collins”, Alex Beecroft, ka thënë se AI kishte qenë “pika e bisedës së vitit 2023”.

“Ne e dimë se AI ka qenë fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa emaili ose çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tani e përditshme”, ka thënë Beecroft.

Fjala e vitit zakonisht pasqyron preokupimet e asaj kohe.

Vitin e kaluar bisedat rreth NFT-ve (tokenat jo të këmbyeshëm) arritën kulmin. Dhe viti 2020 u dominua nga fjala bllokim për shkak të COVID-19.