Sony nuk e ka publikuar ende telefonin e ri nga linja e vet Compact (ashtu si edhe pasardhësin XZ3). Janë paraqitur thashetheme se modelet e reja Compact do të zhvendosen më shumë drejt segmentit të mesëm, ndërsa këtu në skenë futet modeli Sony Xperia 4. Informacioni bazohet në thashetheme dhe e përfshin një foto e cila i krahason dy modele të vjetra Compact me telefonin e ri, përcjell GSMArena.
Sony Xperia 4 do të duhej ta mbajë gjerësinë e modelit më të vjetër Compact (65mm), por do ta rrisë ekranin në raportin 21:9. Ndryshimi do të jetë i konsiderueshëm në fushën e çipave. Modelet më të hershme Compact ishin një lloj telefoni mini premium, ndërsa Xperia 4 do të duhej të ketë çipsetin Snapdragon 710, gjë që e vendos telefonin në segmentin e mesëm.
Modeli i ri do të duhej të jetë më i hollë (8.3mm) dhe do të jetë dukshëm më i përshtatshëm se Xperia XZ2 Compact me një trashësi prej 12.1mm. Megjithatë, telefoni i ri nuk do të ketë port prej 3.5mm, shkruan KOHA Ditore.
Thashethemet sugjerojnë se Sony Xperia 4 fillimisht do të jetë ekskluziv për NTT DoCoMo në Japoni dhe mbetet për t'u parë nëse dhe kur do të jetë në dispozicion globalisht.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”