Tashmë ka gjithnjë e më pak telefona kompakt me harduer të fuqishëm, por Sony po përpiqet ta ruajë traditën e lansimit të modeleve më të vogla. Edhe pse kompania nuk e ka publikuar kurrë Xperia XZ4 Compact për tregun global, në Japoni Xperia Ace tani është paraqitur për provajderin lokal Docomo, raporton GSMArena.
Telefoni i ri kompakt Xperia e ka një ekran LCD 5 inçësh, me rezolucion FHD+ dhe raport të faqeve 18:9. Pjesa e përparme vjen me një kornizë të gjerë klasike, me sistemin me dy altoparlantë dhe kamerë për selfie 8MP.

Telefoni punon me çipsetin Snapdragon 630, i kombinuar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtjeje (e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD). Në anën e pasme është kamera 12MP me blic LED. Në anën e djathtë të kornizës janë vendosur sensorët për gjurmë të gishtave dhe tastet për zë, shkruan KOHA DiItore.
Kapaciteti i baterisë është 2700mAh, ndërsa sistemi operativ Android 9 vjen me interfejs të përshtatur të Sony. Xperia Ace do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe vjollcë, me një çmim prej rreth 400 euro.
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë