Tech

Si t’i zhdukni të gjitha gjurmët tuaja në internet

Shumë njerëz preferojnë të jenë socialë në internet, duke shpërndarë fotografi private me miqtë dhe në rrjetet sociale. Por, vjen një moment që mund të zgjedhin privatësinë në plan të parë, por krahas kësaj dëshire, të dhënat dhe fotografitë e publikuara mund të vazhdojnë të rrinë aty.

Janë disa opsione që mundësojnë largimin e plotë nga interneti.

Fillimisht, nëse keni llogari në ndonjë rrjet social, futuni dhe fshini të gjitha fotografitë e publikuara, shkruan Wikihow.

Kjo do të bëjë që të tjerët të mos mund t'i shohin më ato që i keni shpërndarë.

Më pas, mbyllni llogaritë.

Mbyllja e llogarive në internet do të bëjë që emri juaj dhe të dhënat të largohen. Kjo nuk të ndodhë menjëherë, por me kalimin e kohës, emri juaj do të jetë më pak i kërkuar.

Nëse fotografitë dhe të dhënat tuaja janë të shfrytëzuara apo të publikuara nga dikush tjetër, ju mund të bëni kërkesë për t'u fshirë ato. Fillimisht, tentoni të kontaktoni me përgjegjësin e uebfaqes ku gjenden fotografitë tua, e me mirësjellje, kërkoni që ato të largohen.

Në rast se nuk bini në kontakt me përgjegjësin ose ai nuk pranon t'i fshijë për çfarëdo arsye, ju mund të dërgoni email Googles në seksionin “Ndihmë”, ku nëse shkruani kërkesën tuaj në formë zyrtare, do të merret parasysh, ndonëse jo menjëherë.

Hapi i fundit që rekomandohet është telefonimi i autoriteteve të sigurisë dhe kërkesa për ndihmë.