Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Opsioni më i ri në Instagram: Fshehja e pëlqimeve

Instagrami po ua ofron përdoruesve mundësinë për ta fshehur numrin e pëlqimeve që i marrin në postimet e tyre në aplikacion.

Qëllimi është që kësisoj “të largohet presioni i përvojës së njerëzve” në platformë, ka njoftuar gjiganti i mediave sociale.

Përdoruesit që e shfrytëzojnë opsionin, do të mund ta shohin vetëm emrin e një ndjekësi që e ka pëlqyer postimin, në vend të një shifre.

Ky opsion është testuar në disa vende që nga viti 2019, por tani po shpërndahet në tërë globin.

“Ka marrë më shumë kohë sesa që kam shpresuar, por jam shumë i emocionuar që ua kemi dhënë mundësinë njerëzve që të kenë më shumë kontroll në llogarinë e tyre”, ka thënë për BBC-në shefi i Instagramit, Adam Mosseri.

Edhe Instagrami sjell risi në mbrojtje të shëndetit mendor Tech Instagrami sjell risi në mbrojtje të shëndetit mendor

Shëndeti mendor

Në testimin dhe hulumtimin e tij, Instagrami ka bërë të ditur se fshehja e pëlqimeve kishte ndikim të vogël në sjelljen apo mirëqenien e njerëzve – pas shqetësimeve që përdorimi i platformës mund të jetë i lidhur me pasigurinë dhe shëndetin e dobët mendor.

Një studim i fundit i kryer nga Instituti i Oxfordit për internet ka zbuluar se ekzistonte “një lidhje e vogël” mes përdorimit të mediave sociale dhe shëndetit mendor të adoleshentëve.

Pavarësisht kësaj, Mosseri ka thënë se Instagrami – që është në pronësi të Facebookut – ka publikuar një opsion për t’i bërë njerëzit që të ndihen më mirë gjatë kohës që e kalojnë në aplikacion.

“Mendoj se ka ende shumë për të bërë në këtë rrafsh”, ka shtuar ai. “Sa më shumë që t’ua mundësojmë njerëzve që ta formësojnë Instragramin dhe Facebookun ashtu siç ata duan, aq më mirë”.

Si të aktivizohet?

Edhe Përdoruesit e Instagramit ankohen se opsioni i ri po censuron punën e tyre Tech Përdoruesit e Instagramit ankohen se opsioni i ri po censuron punën e tyre

Opsioni mund të hiqet apo të vendoset kurdo që doni. Për ta ndryshuar duhet të shkoni tek opsioni “Settings”, të hyni në seksionin e postimeve të reja dhe më pas ta zgjidhni opsionin “Fshih shifrat e pëlqimeve dhe shikimeve”.

Edhe nëse një përdorues nuk e ka fshehur numrin e pëlqimeve, nuk do të jetë në gjendje që ta shohë numrin e pëlqimeve në llogaritë apo postimet e të tjerëve, që kanë vendosur t’i fshehin. Përdoruesit do ta kenë mundësinë që t’i fshehin shifrat e një postimi të caktuar, para dhe pasi që të publikohet në platformë.

“Ideja është që t’u ofrojmë njerëzve zgjedhje”, ka shtuar Mosseri, duke përdorur si shembull ndarjen nga i/e dashuri/a apo ndërrimin e shkollës. “Ndoshta doni që të shqetësoheni më pak se sa shumë pëlqime po marrin njerëzit për disa javë apo disa muaj dhe më pas nëse doni mund ta hiqni prapë”, ka raportuar BBC.

Algoritmi i Instagramit do ta pranojë përsëri numrin e pëlqimeve në llogari, kur reklamohen postimet në platformë, por gjithashtu do t’i marrë parasysh faktorët e tjerë, si atë se çfarë ndjek apo çfarë i intereson më shumë një përdoruesi. Mosseri ka thënë se ka pasur reagime “të polarizuara” nga krijuesit – llogaritë e të cilëve bëjnë para nëpërmjet bashkëpunimeve me marka dhe i reklamojnë në platformë – por opsioni i ri nuk i ka prekur të hyrat.

Instagrami për fëmijë

Në fillim të vitit ishin shtuar shqetësimet rreth planeve për ta krijuar një version të Instagramit për fëmijë.

Edhe Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve Tech Defekti i Instagramit fsheh pëlqimet nëpër postime të përdoruesve

“Planet për një Instagram dedikuar fëmijëve nën 13 vjeç nuk ishin zhvilluar tërësisht”, ka thënë Mosseri, duke shpjeguar se ishte vështirë të verifikohej mosha e përdoruesve, pasi që fëmijët nuk kanë letërnjoftime. “Do të duhet të jetë më e përgjegjshme që mbikëqyrja dhe transparenca t’u jepet prindërve, sesa që fëmijët të vazhdojnë të gënjejnë rreth moshës së tyre”.

Ai ka shtuar se aplikacioni “merr kohë” për t’u krijuar.