Në 2020 Shqipëria do të nisë procedurat për futjen në përdorim të rrjetit 5G, e cila mundëson internet të shpejtë përmes telefonave celularë dhe apo pajisjeve të tjera të lëvizshme.
Aktualisht brezat e frekuencave 5G janë në përdorim nga subjekte të ndryshme, dhe për lirimin e këtyre frekuencave planifikohet të bëhet kompensim financiar.
Paratë do të merren nga licencat që do të shiten në ankand. Aktualisht në Shqipëri kompanitë celularë kanë në zbatim teknologjinë 4G, ndërkohë që është në zbatim e sipër një plan për stabilizim e këtyre frekuencave në brezin e frekuencave që ishin në përdorim për transmetimet televizive analoge.
Qeveria dhe AKEP do të përcaktojnë numrin e licencave, vlerën minimale të tyre dhe afatin kohor të përdorimit të frekuencave./tch
-
IPKO përshpejton transformimin digjital me zgjerimin e rrjetit 5G në Kosovë
-
Nesër nis viti i ri shkollor në Shqipëri, bashkë me rregullat e reja për ndalimin e përdorimit të telefonit
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Shqipëria nis përgatitjet për ta zëvendësuar lekun me euro
-
Shqipëria nis fazë të re të integrimit në BE – mbyll kapitujt e parë negociues