Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shkencëtarët e rinj të Kosovës flasin në “Jeta” për medaljet në Rumani

Admirim Kasolli e Fehim Hoti janë gjimnazistët të cilët ditë më parë u kthyen Kosovës me medalje të bronztë me projektin e tyre.

Mbi një mijë garues nga 46 vende të botës, Kosova radhitet e treta me punën e të rinjve. Në emisionin “Jeta” të KTV-së kanë folur fituesit, ku kanë treguar gjerësisht për këtë projekt dhe sukseset tjera.

Ata medaljet i kanë fituar nga pjesëmarrja e Olimpiadës Ndërkombëtare “Infomatrix 2018”, e cila është mbajtur në Rumani.

Gjimnazistët shpjeguan se projekti kompjuterik në të cilën ata kanë punuar është një projekt i quajtur ‘Arduo House’, i cili ka të bëjë me përdorimin e sensorëve në shtëpi duke përdorur pajisjen ‘Arduo’ e cila mund të lidhet me kompjuter dhe me anë të kodeve kompjuterike Arduino merr urdhrat ekzekutuese ku pastaj i dërgon tek vet sensorët.

Për më tepër, ndiqeni storien në video.