Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shfaqen specifikat në tërësi të Huawei P20 dhe P20 Pro, konfirmohen edhe çmimet e tyre

Së fundmit, për serinë e re P20 të kompanisë së njohur kineze Huawei është duke u përfolur shumë.

Tani, dyqani gjerman “Saturn” ka zbuluar në tërësi specifikat e Huawei P20 dhe P20 Pro.

Sipas “Saturn”, Huawei P20 do të ketë kamerën kryesore prej 20 + 12 megapikselë, ndërsa modeli P20 Pro tre kamera prej 40 + 20 + 8 megapikselë, transmeton Koha.net.

Image

Huawei P20, po ashtu, do të vijë me ekran 5.8-inç me rezolucion prej 2240 x 1080 pikselë, procesor Kirin 970, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, por nuk përmendet porti për kartelën microSD.

Bateria e P20 është me kapacitet prej 3,340 mAh dhe ofron mbështetje për teknologjinë SuperCharge për karikim të shpejtë. Po ashtu, do të punojë me sistemin operativ Android Oreo dhe ndërfaqen e përdoruesit EMUI 8.1.

Edhe Huawei prezanton celularin me kamerën më të mirë në treg Tech Huawei prezanton celularin me kamerën më të mirë në treg
Image

Gjithashtu, edhe çmimet e tyre të raportuara ditë më parë janë konfirmuar – 649 euro për modelin me 4/128 GB Huawei P20 dhe 899 euro për 6/128 GB Huawei P20 Pro.

Këta smartfonët e rinj të Huaweit do të lansohen nesër.