Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet Huawei P20 Pro me tre kamera prej 40 MP

Kompania e njohur kineze, Huawei, ashtu siç ka premtuar, ka lansuar zyrtarisht telefonat e rinj të avancuar – P20 dhe P20 Pro. Po ashtu, në këtë seri të re P20 është edhe modeli i tretë P20 Lite i cili është lansuar më herët pa ndonjë ngjarje zyrtare.

Huawei P20

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Huawei P20 vjen me ekran 5.8-inç Full HD+ me rezolucion prej 1080 x 2240 pikselë dhe me raport të ekranit prej 18.7:9, procesor Kirin 970 me tetë bërthama, 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,400 mA, shkruan Phone Arena.

P20 vjen me kamerë të dyfishtë të kompanisë së njohur Leica prej 12 dhe 20 megapikselë. Po ashtu, ky model është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, transmeton Koha.net.

Huawei P20 Pro

Modeli më i fuqishëm, P20 Pro, vjen me ekran 6.1-inç Full HD+ me rezolucion prej 1080 x 2240 pikselë dhe me raport të ekranit prej 18.7:9, procesor Kirin 970 me tetë bërthama, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.

P20 Pro vjen me tre kamera me rezolucion prej 40 megapikselë, më saktësisht kamerën e dyfishtë prej 20 megapikselë dhe atë të tretën prej 8 megapikselë – të gjitha të vendosura në pjesën e pasme të telefonit. Po ashtu, edhe ky model më i fuqishëm është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit – IP67.

Gjithashtu, të dy këta telefona të rinj - P20 dhe P20, vijnë me kamerën e përparme prej 24 megapikselë.

Huawei P20 do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, ari-shampanjë, “Twighlight”, ari-rozë dhe të kaltër, ndërsa edhe P20 do të jetë me të njëjtat ngjyra përveç ari-shampanjë, përcjell Koha.net.

Sa i përket lansimit dhe çmimit, modeli P20 tashmë është në dispozicion për blerje me çmim prej 679 euro, ndërsa P20 Pro pritet të jetë në dispozicion nga 6 prilli me çmim prej 899 euro në Evropë.

{gallery}