Shërbimi i popullarizuar Electronic Arts (EA) Access do të paraqitet në PlayStation 4 brenda më pak se një muaji, sipas kompanisë amerikane të video lojërave.
Ky shërbim i cili është në dispozicion në Xbox One pothuajse pesë vjet u jep lojtarëve qasje në një bibliotekë të madhe të lojërave të EA të cilën tani do të mund ta shijojnë edhe adhuruesit e PS.
EA Access për PS4 do të jetë aktiv nga 24 korriku. Abonimi do të kushtojë 4.99 dollarë në muaj dhe përfshin lojëra si hitet e vjetra të EA, Mass Effect, Dragon Age, Dead Space, Battlefield, por ka edhe lojëra më të reja dhe lojëra që kanë dalë relativisht së fundmi si loja e vitit të kaluar Star Wars: Battlefront II, Burnout Paradise Remastered, Fe, The Sims 4, Battlefield 1 ...
Abonentët gjithashtu do të kenë qasje në versionet trial të lojërave para lansimit zyrtar, dhe një zbritje prej dhjetë për qind në blerjen digjitale të EA, shkruan KOHA Ditore.
EA njoftoi në maj se EA Access do të vijë më në fund në PS4 dikur në korrik dhe se kompania e ka përmbushur premtimin e saj. Abonentët që kanë qasje në EA për Xbox One do të vazhdojnë të paguajnë veçmas për qasje në PS4.