Menjëherë pas lajmit se Microsofti ishte duke planifikuar të vendoste reklama në lojërat falas të Xbox, një hap të ngjashëm pritet ta marrë edhe Sony.
Kompania raportohet se është duke punuar për vendosjen e reklamave në lojërat falas të PlayStation, sipas Business Insider. Reklamat do të shfaqen brenda lojërave dhe do t’u japin zhvilluesve një mundësi për të monetizuar punën e tyre dhe inkurajuar ato të ndërtojnë më shumë lojëra falas.
Reklamat brenda lojërave pritet të debutojnë në fund të vitit dhe do të shfaqen në forma të ndryshme si bilborde. Lojtarët gjithashtu mund të marrin shpërblime duke parë reklama ndërsa këto të fundit do të shiten përmes një tregu privat.
Burimet e Insider thonë se Sony është i pavendosur nëse do të marrë një pjesë të të ardhurave gjeneruar nga reklamat duke qenë se zhvilluesit paguajnë për të dhënat e konsumatorëve aktualisht.
Reklamat në lojërat falas pritet të debutojnë në fund të vitit edhe në Xbox të Microsoftit që nuk do të marrë asnjë pjesë të të ardhurave, sipas Insider. Megjithatë kompanitë i druhen edhe mundësisë së irritimit të përdoruesve duke implementuar këto reklama.
-
Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit, OpenAI tregon ndryshimet
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
Meta do t’i përdorë bisedat tuaja me inteligjencën artificiale për t’ju shitur gjëra
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Martin Scorsese kritikohet për përdorimin e AI-së në krijimin e ilustrimeve të skenarëve